Home SHQIPERIA Të dielën, derbi i kryeqytetit/ Partizani e Tirana, përgatitje të zjarrta për sfidën

Të dielën, derbi i kryeqytetit/ Partizani e Tirana, përgatitje të zjarrta për sfidën

0
Të dielën, derbi i kryeqytetit/ Partizani e Tirana, përgatitje të zjarrta për sfidën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

E diela rikthen në stadiumin ‘Air Albania’ derbin e kryeqytetit. Partizani dhe Tirana pritet të kenë një përballje të zjarrta, të shumëpritur nga tifozeritë përkatëse.

 

Dhe trajnerët e të dy kampeve pohojnë se skuadrat janë gati të bëjnë maksimumin për fitoren.

 

ORGES SHEHI

TRAJNERI I TIRANES

 

E rëndësishme për derbin është ana psikologjike sesa ajo taktike shpresojmë të bëjmë mirë dhe do e shohim kush do shkruaj nesër historinë.

 

XHOVANI KOLEL

TRAJNERI I PARTIZANIT

 

E rëndësishme për mua është ana psikologjike e lojtarëeve të cilët nuk kanë pasur presion .Nëse ti je mirë me anën mendore cdo gjë tjëter është në rregull. Jemi përgatitur për të fituar dhe pse përballë këmi një ekip me cilësi të mira.

 

 

Ish-futbollisti i Tiranës Rezart Dabulla flet për Vizion Plus rreth pritshmërive  që ka në këtë derbi.

 

REZART DABULLA

ISH-FUTBOLLIST I TIRANES

 

Tifozët e Tiranës kanë arritur ne atë pikë që, më mirë të fitosh një ndeshje derbi sesa kampionatin. Shpresoj që Tirana të arrrij ta tiftojë derbin dhe të afrohet me pikë se në këto moment është pak larg me Partizanin. Performanca e ekipit s’më ka pëlqyer as në kupat e Europës  shpresoj ta kenë marr veten. Duhet impenjim dhe zemër në fushën e lojës sidomos për të fituar një derbi. Shpesojmë ta fitojmë sepse na vlen për ecurine e kampionatit.

 

Nga kampi i të kuqve ish-futbollisti  i Partizanit, Luan Pinari tha se ky është një derbi krejtësisht ndryshe, pasi çështja e titullit kampion do të ndahet mes këtyre dy ekipeve.

 

LUAN PINARI

ISH-FUTBOLLIST I PARTIZANIT

 

Kjo ndeshje është ndoshta ndryshe nga vitet e fundit  sepse janë dy ekipe që për mendimin tim do të luftojnë deri në fund për titullin  kampion dhe çështja e titullit do të ndahes midis këtyre dy ekipeve. Favorit shikoj Partizanin pasi është dhe në krye te kampionatit me rënditje, është një ekip që kërkon të luaj futboll e për të marr rezultat dhe është një ekip që nuk ka presion.

 

Derbi Partizani – Tiran do të luhet të dielën në orën 19.00 në një stadium të mbushur plot me tifozë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë