Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ndarë një mesazh me qytetarët e Elbasanit para mitingut përmbyllës të fushatës elektorale.

Ai shprehet se kjo fushatë e ka bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë.

Boçi thekson se Elbasani nuk mund të pranojë për veten një vlerësim kaq poshtërues sa ai i socialisteve, dhe të dielën duhet të japë një përgjigje pa fjalë, por me votë.

“Dy fjalë përpara se tju takoj të gjithëve në shesh.

Kjo fushatë, më ka bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë.

Politikani sheh brenda vetes dhe flet, ndërton fushata, krijon vizione…

Mos ja merrni për të madhe dikujt që kur sheh brenda vetes nuk gjen asgjë tjetër veç përbuzje, urrejtje, humor të zi… Le t’i nxjerrim në harresë ata politikanë që e ka shpirtin mejhane dhe estetikën tallava. Ata po tregojnë çfarë janë dhe çfarë aspirate kanë për qytetin tënd.

Nuk mundet Elbasani të pranojë për veten një vlerësim kaq poshtërues!

Të dielën u japim përgjigje. Pa fjalë! Me votë”, shprehet ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re