Skip to content

Të dielën fermerët në protestë, ja aksi që pritet të bllokojnë

Në një kohë kur çmimet e imputeve bujqësore janë rritur, subvencionet mungojnë, dhe qeveria ka lënë në mëshirë të fatit fermerët, këta të fundit kanë thirrur një protestë ditën e dielë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, njoftohet se protesta do të mbahet në orën 11:00 të dielën, në aksin rrugor që lidh Lushnjen me Beratin, pranë Urës së Kuçit.

Kjo nuk është as protesta e parë dhe as e vetmja e fermerëve, që prej kohësh ankohen për pamundësinë për të nxjerrë fitim nga prodhimet e tyre, ku në shumë raste u është dashur që të marrin kredi për ndërtimin e serave.

Shumë prej tyre janë duke braktisur tokat, ndërkohë që të tjerë thonë se janë drejt falimentit nëse qeveria nuk ndërhyn në rregullimin e tregut.

Një prej fenomeneve më të përhapura është dhe ai i mungesës së fiskalizimit të sektorit të bujqësisë, ku produktet në sera merren me një çmim shumë të ulët, dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit shiten disafish më shtrenjtë.

Fitimi padyshim që nuk shkon te fermerët, por te grumbulluesit apo tregtarët e pikave të shumicës e pakicës. Një kuintal pleh kimik këtë vit ka kapur shifrën e 100 mijë lekëve të vjetra, pothuajse dyfish në krahasim me një vit më parë./faxweb.al

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb