Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, është shprehur se Shqipëria duhet të fillojë një kapitull tjetër të rrugëtimit për të drejtat e njeriut, me përkushtim të palëkundur drejt progresit dhe drejtësisë.

Në konferencën për “75-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe 25 Vjetorin e Kushtetutës së Shqipërisë”, Erinda Ballanca tha se të drejtat e njeriut duhet t’i ruajmë çdo ditë si sytë e ballit, për të mos u gjetur pa shpëtim në ditët e këqija.

“Këto janë mësime që të gjithë duhet ti përcjellim në mendjen tonë për të krijuar një realitet më të mirë për të drejtat duke i dhënë rëndësinë e duhur, duke i deklaruar në Kushtetutë dhe duke i ruajtur çdo ditë si sytë e ballit për të mos u gjetur pa shpëtim në ditët e këqija”, u shpreh Avokatja e Popullit.

Erinda Ballanca: Premtimi për liri, barazi dhe drejtësi për të tërë duhet bërë dhe përjetuar si një realitet jetësor. Gjatë detyrës sime si avokate e popullit kam pasur mundësi të festoj në dy jubile të rëndësishëm të Kushtetutës, në 20 vjetorin dhe 25 vjetorin e saj. Ndërsa reflektoj në këtë rrugëtim më duhet të pranoj rolin shumë të rëndësishëm të mekanizmave garantues të Kushtetutës në formësimin e peizazhit të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese dhe vizioni i anëtarëve të saj është thelbësore në zbatimin efektiv të këtyre të drejtave. Ndërsa 5 vite më parë kishim një gjykatë në tkurrje, sot kemi një realitet tjetër.

Çdokush e kuptoi pamjaftueshmërinë e Kushtetutës në vetvete pa garantin e saj Gjykatën Kushtetuese, përse gjykata nuk kishte kuorum dhe vendimmarrje. Fuqizimi i mekanizmave garantues duhet të jetë një mision i çdo aktori shoqëror por mbi të gjitha i shoqërisë civile por edhe vetë gjykatës, sigurisht me përshtatshmëri dhe lexim të Kushtetutës.

Këto janë mësime që të gjithë duhet ti përcjellim në mendjen tonë për të krijuar një realitet më të mirë për të drejtat duke i dhënë rëndësinë e duhur, duke i deklaruar në Kushtetutë dhe duke i ruajtur çdo ditë si sytë e ballit për të mos u gjetur pa shpëtim në ditët e këqija. Të fillojmë një kapitull tjetër të rrugëtimit të Shqipërisë për të drejtat e njeriut me përkushtim të palëkundur drejt progresit, drejtësisë, parimeve të qëndrueshme që na bashkojnë në një komunitet global.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re