Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ka kursyer ironitë për Partinë Demokratike, në një takim në qytetin e Kavajës.

Rama tha se simpatizantë të PD duan që ai të iki, por shtoi se ai nuk ikën nëse nuk gjendet një më i mirë se ai.

“Kur ta gjeni një më të mirë, iki i lumtur. Por Rama ik është thelbi i hallit që kanë, ik, ik.

Ou, por hajde më mund e iki, por jo, ik thonë. Ik ti se po vij unë, ou.

Jo mër Lul, s’është kaq kollaj kjo punë. Jo mër të keqen vllai, të du shumë, jo.

Të keqen e Lulit pra, ka ra në duar të këqija sa iku nga unë.

E ka lidh Monika ktu, e i thonë, skape skape, e këto të tjerët me dy gishta”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re