Vajza e këngëtares Xhensila Myrtezajt dhe aktorit të humorit Bes Kallakut fesoon sot ditëlindjen e saj të katërt.

 

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim mjaft i ndjerë nga Bes Kallaku.

 

Teksa ka ndarë një foto të Ajkës me ndjekësit e saj, Besi shkruan se vitet fluturojnë dhe këtë e kupton vetëm kur bëhesh me fëmijë.

 

“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe!E shenjta e shtrenjta ime Ajka.Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jetë (fëmije) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan.Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde.Dhe s’di ç’të bej me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë!Edhe ëndrra me engjëj pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”– shkruan ai në dedikimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re