Faxweb.al ka siguruar pamjet e përplasjes fizike që ndodhi mesditën e djeshme në një lokal në zonën e Labinotit mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Momenti që është fiksuar nga kamerat e sigurisë është ai i përplasjes në ambientet e jashtme të lokalit, ku disa burra përpiqen që të bëjnë ”zap” biznesmenin Luca, ndërkohë që Boçi shihet i vetëm disa metra përballë tij.

Në video shihet dhe një telefon që ka rënë në tokë, të cilin një prej të pranishmërve ia jep Boçit, ndërkohë që Luca e akuzonte këtë të fundit se ia kishte grabitur, pas kallëzimit reciprok që bën në prokurori.

Pas ngjarjes dje Luçiano Boçi tha se ishte kërcënuar me jetë. Sipas Boçit, socialistët janë të frikësuar nga humbja në 25 prill. Ai gjithashtu thotë se Luca është një person i cili njihet për përplasjet në zonën e Labinotit.

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat.

Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë. Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar.

Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë,” ka thënë Boçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re