Çifti i ri, ukrainasit Yaryna Arieva dhe Svyatoslav Fursin, u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi një pushtim të vendit të tyre.

Pas vënies së kurorës në kishë, në vend që të vijonin muajin e mjaltit, ata rrëmbyen pushkët duke pozuar si mbrotjtës të atdheut të tyre.

Historia e tyre u bë virale, fotot u postuan nga shumë në rrjetet sociale. Fillimi i ri i dhimbshëm i një jete bashkëshortore që nuk dihet se ç’fat do ketë në kushte lufte.

Sakaq, janë të shumta aktet e gadishmërisë civile për t’u angazhuar ushtarakisht, por nga terreni ende nuk ka tregues të një heroizmi edhe popullor në luftë me Rusinë. Si në Afganistan përshembull, ku rusët u poshtëruan. /tesheshi.com/    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re