Skip to content

Të fillojë goditja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim, takim ‘kokë më kokë’ me Hajnajn e Krajën, krerët e “FBI”-së shqiptare dhe SPAK

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një takim me shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe me kreun e SPAK.

Kim ka takuar Aida Hajnajn, shefen e BKH pak ditë pasi ajo është emëruar në krye të detyrës.

Në këtë takim do të jetë edhe kreun i SPAK Arben Kraja.

Në fokus të këtij takimi është përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH).

Ky takim vjen pas ditë pasi prokurorët e SPAK zhvilluan takime me hetues amerikanë.

Si duket ambasadorja i ka mbyllur pushimet dhe tashmë i është rikthyer punës.