Skip to content

Të filmosh veten duke ngrënë në makinë, TREND në rrjetet sociale por ekspertët ngrejnë ALARMIN!

655290247 sd

1500 baktere të ndryshme do të gjenden në makinë…

Akeni dëgjuar ndonjëherë për mukbang? Është fenomeni i cili fillimisht ka lindur në Korenë e Jugut ku ti filmon veten ndërkohë që je duke ngrënë në makinë. Sipas ekspertëve kjo është një metodë e dëmshme jo vetëm nga pikëpamja ushqimore, por që mund ta shndërrojë makinën në një tokë pjellore për bakteret.

Dr.Gareth Nye, profesor i shkencave mjekësore thotë për NewsWeek se ngrënia në makinë mund të shpërndajë ushqimin nëpër hapësira të ndryshme të mjetit dhe mikrobet aty do të vijnë vetëm duke u shumuar. Këtu bëhet fjalë për thërrimet, kalimi nga dora në dorë e ushqimit, por edhe nga piklat e pështymës që mund të bien ndërsa ushqeheni. Profesori u shpreh se gjeti rreth 1500 baktere të ndryshme në një makinë që ishte konsumuar ushqim.

Shpesh vaktet e konsumuara në makinë janë ushqime të parapërgatitura dhe që priren të jenë më pak të shëndetshme. Të ngrënit me nxitim pa e përtypur mirë ushqimin, vështirëson tretjen. Si rrjedhojë do të lindin probleme dhe nuk do të ndjeheni rehat për shkak të shkaktimit të urthit dhe refluksit gastroezofageal.