Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet spanjolle nën akuzën e grab itjes.
Shqiptarët janë të moshës 19, 29 dhe një vajzë 23 vjeçe.

Autoritetet spanjolle shprehen se të rinjtë kanë realizuar më shumë se 30 grab itje në qytetin e Pontevedras në Spanjë, kryesisht duke hyrë në banesa.

Hajdutët shqiptarë ishin frymëzuar nga seriali i njohur spanjoll “La Casa de Papel” pasi në çdo grabitje që kryenin ata përdornin makina dhe veshje të ndryshme, por maskat i kishin si të Salvador Dali, ashtu si në serial.

Makinat që përdoreshin kishin targa false, të cilat vështirësonin identifikimin e tyre. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për tu rikthyer sërish në Spanjë duke përdorur identitete të rreme.

Si fillim policia spanjolle ka arres tuar vajzën 23-vjeçare, e kapur në aeroport me disa bizhuteri tepër të shtrenjta. Pas dy ditësh është bërë i mundur edhe arrestimi i dy djemve të tjerë.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet për këtë grup vazhdojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re