Skip to content

Të ftuar VIP-a si Ledri Vula, Noizy dhe Majk/ Biznesmeni i plagosur, pronar i lokalit të frekuentuar në Sarandë (Detajet)

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi biznesmenin Spiro Iljadhi, që mbeti i plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sarandë.

Mësohet se Iljadhi ishte pronar i lokalit “Bar Orange”, pranë të cilit edhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Sherri mes Iljadhit dhe tre personave të tjerë ka nisur brenda lokalit dhe më pas autorët e dyshuar e kanë pritur 35-vjeçarin pranë ambienteve të lokalit duke zbrazur 20 plumba në drejtim të tij, ku disa e kapën në trup duke e plagosur rëndë.

“Panorama” mëson se “blutë” kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar, të cilët janë: Andrea Caushi 35 vjeç, si dhe vëllai i tij Visi Caushi 33 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall edhe 33-vjeçari Redjan Hadëri, të tre banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Rezulton se “Bar Orange” ka qenë mjaft i frekuentuar në Sarandë. Nga një vëzhgim i faqes së lokalit në rrjetet sociale bie në sy se në të kanë qenë të ftuar shumë këngëtarë të njohur në vend.

Mes VIP-ve më të njohur që janë ftuar për të performuar në “Bar Orange” janë Ledri Vula, Noizy, Majk dhe Gena.