Ditën e djeshme ndërroi jetë në SHBA babai i ish-ministrit të Jashtëm socialist, Ditmir Bushati.  Sulejman Bushati u nda nga jeta në Boston pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Kujtojmë se babai i ish-ministrit ka qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

Me anën e një postimi në facebook, aktivisti Genc Sejko ka ironizuar me faktin se ish anëtari i Partisë së Punës i cili “lùftoi” për një kohë të gjatë gjatë regjimit komunist me imperializmin amerikan, ndërroi jetë në tokën imperialiste. Sejko vë në dukje këtë páradoks me nota ironie dhe sarkazme.

Postimi i Genc Sejkos: Vdès në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ish Sekretari i Partisë së Punës së rrethit Shkodër, Sul Bushati. Páradoks i madh. Se në kohë të Sulës të fusnin në bùrg vetëm se dëgjoje Zërin e Amerikës

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re