Lulzim Basha ka hedhur pas krahëve 30 qershorin, premtimin për mos njohjen e zgjedhjeve, premtimin për mos dorëzimin e zyrave nga kryebashkiakët e djathtë, premtimin e protestave pa pushim… dhe tani është përqendruar tek akuzat frontale ndaj Ramës për korrupsion dhe abuzime me fondet publike.

Në një postim të fundit në facebook Basha akuzon kryeministrin se po vë pasuri dhe luks për vete duke gjobitur sipërmarrjet e vogla dhe duke varfëruar popullin.

Sipas një video të postuar nga Basha, Rama ka harxhuar jo pak, por plot 5.5 milionë euro për luksin e zyrave në kryeministri. Më tej shkruan një tjetër shifër. Sipas Bashës, Rama i ka dhënë tender një kompanie fantazmë, 3.2 milionë euro për luksin e zyrës së tij.

Por nëse bëjmë një kontroll të fakteve do të shohim se po të njejtën akuzë por me shifra të tjera, kreu i demokratëve e ka bërë më herët, pikërisht më 1 qershor, vetëm 1 ditë para protestës së 2 qershorit të PD-së.

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar nje video me akuza ndaj qeverisë Rama.

“Zyra e Ramës kushton 1.6 milion euro”, deklaron Basha përmes një video.

E pra janë 3 shifra që publikon kreu i demokratëve që sipas tij ka kushtuar zyra e Ramës. Në morinë e këtyre akuzave ndoshta diçka mund të ketë të vërtetë por kakofonia e shifrave e bën të pabesueshëm kreun e opozitës, që dështoi në çdo premtim të tij ndaj shqiptarëve dhe demokratëve.(Realstory.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re