Një burrë në Australi i “armatosur” vetëm me një detektor metalik të lirë gjeti një gur 4.6 kilogramësh që përmbante ar me vlerë 160,000 dollarë.

Burri, i cili nuk donte të emërohej, e gjeti copëzën në fushat e arit të Viktorias – të cilat ishin zemra e nxerrjes së arit të Australisë në vitet 1800.

Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin, tha se ishte më i madhi që kishte parë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Unë u mahnita. Është një gjetje që ndodh një herë në jetë,” tha ai për BBC.

Kamp nuk e mendoi shumë këtë kur një burrë që mbante një çantë shpine të madhe hyri në dyqanin e tij të specializuar të gërmuesve në Geelong, rreth një orë me makinë në jug-perëndim të Melburnit.

“Zakonisht njerëzit vijnë duke ofruar ar të rremë ose gurë të tjerë që duken si ari,” shpjegon Kamp.

“Por ai nxori një gur dhe ndërsa ma hodhi në dorë më pyeti: A mendon se vlen 10,000 dollarë australianë? E shikova dhe thashë: Më mirë thuaj se vlen rreth 100,000 dollarë,” shtoi Kamp.

Burri më pas i tha se guri që mbante në dorë ishte vetëm gjysma e asaj që kishte gjetur.

Gjithsesi, guri 4.6 kilogramë përmbante rreth 2.6 kilogramë ar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re