Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Brava se ka bllokuar sipas tij, “aferën 12 mln euro të thjeshtrës së Edi Ramës”.

Berisha u shpreh se të gjitha dokumentet janë dorëzuar këto dokumenta në SPAK.

“Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash- fakte nuk kam- po thuhet se njëra kompania, Victoria Invest sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës”, theksoi ish-kryeministri.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një aferë të paimagjinueshme ku u vodhën 12 milionë euro.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave.

Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë. Të gjitha janë në SKAP. Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash- fakte nuk kam- po thuhet se njëra kompania, Victoria Invest sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës.

Në fakt, këtu del një lojë e paimagjinueshme ku në fund vidhen 12 milionë dhe Denis Ymeri thotë unë e bëj për 6 milionë, të tjera merrini ju. Të gjitha janë në SKAP.

SKAP është një organizatë kriminale që falsifikon dokumente, manipulon dokumente, fsheh dokumente. Nëse merr procedimet e deritanishme…

E liruan apo akoma ky Bllako? Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i të gjithë koncesioneve të djegësave. Nuk ka ligj në botë që nuk e mbante atë të paktën 25 vite për dëmin që ka bërë. Për dëmin që ka bërë.

Por ai ka qenë një njeri që ka zbatuar porositë e eprorëve. Madje Lefterin e dënuan më shumë, se Lefterin e ka tërhequr më shumë Alqi se të tjerët në lakmi.

Po njeriu, në kuptimin ligjor më direkt se të gjithë të tjerët, se ai ka pasur në mbikëqyrje, në mos i ka organizuar vetë, komisionet e prokurimeve. Ju e morët vesh që deri para dy ditësh, djegësin e Tiranës, bënte sikur e hetonte ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja. Dy familjarë, nip e mbesë në bashkinë e Tiranës, në pozicione shumë të rëndësishme. Dhe deklaronte se në hetim, nuk jam në konflikt interesi. Si nuk je në konflikt interesi aty? Çfarë do të thotë kjo? Prandaj edhe hetimi u sofokua, u mbyt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re