Drejtori i Përgjithshëm i News24, Aleksandër Çipa, duke folur për ligjin për amnistinë penale, tha se në bisedat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka dalë e qartë që individë të caktuar apo grupe brenda PD kanë interes për këtë ligj.

I ftuar në emisionin Open, Çipa u shpreh se vërehet se të gjitha palët janë të interesuara për ligjin e amnistisë penale

“Brenda vetë spektrit të opozitës ka pasur interesa individuale ose interesa grupesh për mënyrën sesi duhej lobuar”, tha Çipa.

“Ajo që mund të them unë është se vërejmë se të gjitha palët janë të interesuara për ligjin e amnistisë penale. Sot është publikuar nga media jonë një raport për diskutimet e brendshme në grupin parlamentar të PD-së. Diversiteti i qëndrimeve për këtë gjë është shumë evident. Në momentet që po flasim, ka një reagim nga deputeti Tritan Shehu për mënyrën sesi është dekonspiruar diskutimi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo tregon që brenda vetë spektrit të opozitës ka pasur interesa individuale ose interesa grupesh për mënyrën sesi duhej lobuar.

E vërteta është që ligji për amnistinë është diçka tradicionale, nuk është përjashtim. Këto interesa që lidhen me individë ose interesa parciale të grupeve dëshmojnë se kemi shamngie nga principi. Individë dhe segmente mund të kenë interes dhe kjo është vërtetuar nga mënyra sesi e ofruan bisedën, mënyra sesi përgjuan vetë dy palët e opozitës brenda saj. Grupi i madh i PD-së, në mënyrën sesi e pati qasjen kishte diferenca, midis Salianjit, Gazment Bardhit etj. Këto janë evidente. Kjo është një gjë lehtësisht e verifikueshme në raportimet mediatike”, deklaroi Çipa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re