Ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj e ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike brenda selisë blu.

Hajdarmataj tha se të gjitha vendimet e Bashës janë “nul” pasi Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar ndërsa më 18 dhjetor ajo konfirmon se anëtarësia do të japë vendimin final për Lulzim Bashën.

Gjithashtu Hajdarmataj theksoi se ndërkombëtarët që ditën e sotme vizituan Bashën në zyrën e tij janë thirrur nga kryetari i PD-së për të kërkuar mbështetje.

“Po i bëjmë një shërbim të madh këtij vendi duke larguar të kapurin brenda opozitës nga Edi Rama. Pas 31 vitesh po rikthejmë pluralizmin, ky është simbolika e rithemelimit të PD sepse ky vend nën drejtimin e ish-kryetarit Basha nuk ka pasur opozitë funksionale, dështime të njëpasnjëshme dhe në prapaskenë Basha nuk e kishte qëllim për tu bërë kryeministër, ai i dënoi demokratët. Kjo që po ndodh tani është historike, rithemelimi i PD po rikthen shpresën dhe votën e lirë brenda kësaj partie.

Basha nuk e njeh shkarkimin e tij dhe në 18 do të mbajë Kuvendin e radhës? “Përpjekjet e Bashës dhe një grupi rreth tij për të mbajtur vulën, e cila nuk ka për tiu dashur më sepse Kuvendi ka bërë ndryshime rënjësore në statutin e PD pjesë e të cilës është rikthimi tek logoja dhe vula që në kohën e themelimit. Cdo tentativë e Bashës është vendim nul pasi Kuvendi ka mandatar komisionin e rithemelimit ai që do të nxjerrë cdo lloj akti vendimarrës tani e në vazhdim, të tjera vendimmarrje të Bashës janë vendime “nul”.

Më 18 dhjetor është një ditë referendumi për ne. E gjitha baza të gjithë anëtarë të PD do të shkojnë në referendum për të ratifikuar vendimmarrjen që u mor në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Do të ketë pjesëmarrje të madh, po ti keni parë foltoret, baza është aty ka kuvenduar me zotin Berisha ku ka caluar vështirësia ndër vite, vendimmarrje të Bashës totalisht pa konsultuar me ne. Ishin gati rreth 5 mijë delegatë të cilët janë përfaqësues të strukturave tani anëtarësia do të ketë mundësinë të japë vendimin përfundimtar. Ata mezi po presin të ndodhë përtej urdhrave që jepen. Janë përpjekje për të penguar procesin e votimit të referendumit më datën 18. Ne jemi të qetë i gjithë ekipi i Komisionit të Rithemelimit po punon në mëmyrë të qetë për të votuar të gjithë anëtarët e PD më datën 18. Ne jemi në ushtrim të funksionit që jemi mandatar. Ata që nxjerrin vendime të gjitha janë vendime “nul”.

Vizita e ambasadorëve në zyrën e Bashës? Të gjithë ambasadorët janë thirrur nga zoti Basha në një përpjekje të tij për të marrë ndonjë mbështetje. Nëse dikush i thërret ata marrin pjesë. Fakti që nuk kanë folur pas takimit tregon që nuk janë palë për ti dhënë mbështetje zotit Basha. Nga vendet nga vijnë këta ambasadorë kurrë askush nuk ndo të kishte shkuar nëse një kryetar nuk jep dorëheqjen pas këtyre humbjeve. Basha ka marrë 4 humbje dhe ndërkombëtarët të respektojnë shumicën e PD”, tha Hajdarmataj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re