Një maskë të sigurt kundër koronavirusit do ta donin të gjithë, sidomos nëse do ishte inteligjente. Bëhet fjalë për një maskë të pajisur me një pajisje start-up, e specializuar në robotikë, e cila lidhet me smartphone dhe lejon përkthimin në tetë gjuhë të fjalëve që shqiptohen.

Projekti i Donut Robotics, i quajtur C-Face, është përkufizuar si maska e parë inteligjente në botë, e cila ishte në studim, që para shpërthimit të pandemisë së Covid-19.

Por tani që përdorimi i maskës është rritur ndjeshëm, është shtuar edhe interesi për produktin. 5 mijë maskat e para inteligjente pritet që të jenë në shitje në Japoni duke nisur nga muaji shtator, për një çmim prej rreth 40 dollarësh secila, për tu përhapur më pas në shtete të tjera. Ndërsa shërbimi i përkthimit nëpërmjet aplikacionit, do të vihet në dispozicion, nëpërmjet një abonimi mujor.

Tetë gjuhët që njeh maska janë: japoneze, kineze, angleze, franceze, indoneziane, koreane, spanjolle, tajlandeze dhe vietnameze.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re