Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka marrë zgjimin më të bukur këtë mëngjes, nga bashkëshortja e tij, Monica. Me një tabaka, mbushur me ushqime të ëmbla mengjesi, Monica i ka shkuar në shtrat Lorikut, për ta nisur këtë ditë sa më mbarë!
Ka qenë bashkëshortja e futbollistit që ka postuar momentin e ëmbël në rrjete sociale. Ajo ka ndarë në InstaStory këtë foto në të cilën shkruan italisht, por përdor vetëm një fjalë shqip (burri).
“Zgjohu burri im zgjohuuuuu…”-shkruan Monica mbi foton në të cilën duket ish-kapiteni Lorik Cana.
Epo, Lorik Cana qenka një burrë me fat! Zgjime të tilla janë një ëndërr për të gjithë…
