Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) akuzoi kryeministrin Rama për inceneratorët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se “është e qartë se këta operojnë si bandat kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin”.

Lulzim Basha shprehet se tashme për Ramën të gjithë e dinë dhe e tregojnë atë me gisht.

Kryedemokrati thekson mes të tjerash se shqetësuese është fakti se janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

“Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re