Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Surpriza e parë e demokratëve vjen nga Pogradeci ku është eleminuar deputeti Klevis Balliu, një emër mjaft aktiv në rradhët e Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve të fundit.

Mes të eleminuarve është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e antarësisë. Sakaq mësohet se ish-deputeti Ervin Salianji është konfirmuar nga anëtarsia në listë për kandidat për deputet.

Ndërkohë që mësohet se në total kanë votuar 450 anetarë. Mësohet se Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri ka marrë 170 vota. Po ashtu është skulifikuar edhe Artur Nazarko.

Dega Maliq konfimohen emrat: 1. Alfred Gega 2. Elidjon KollçInaku 3. Ervin Salianji 4. Magdalena Hoxha 5. Xhevdet Belishta

Lista me emrat e kandidatë që kualifikohen për të vazhduar garën për Pogradec: Anila Hysenbegasi 2- Arjan Mançellari 3- Armant Zerka 4- Erald Kapri 5- Erlis Çela 6- Genti Çela 7- Oligert Muçllari 8- Selaudin Jakupllari.

Ndërkohë në Maliq u konfirmua lista e plotë e kandidatëve. Pjeseëmarrja  në votime në rang qarku ishte me shumë se  60%. Po ashtu burime thonë se Ervin Salianji mori 28 vota kundër. Sakaq në Korçë është konfirmuar lista e plotë e kandidatëve për deputetë.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:  1. ADRIAN MAHO 2. ANDREA MANO 3. DRITAN SHANO 4. GJERGJI GJATA 5. GJERGJI MERO 6. KIÇO TANE 7. KRISTI KOÇIBELLI 8. LANDI GUSHI 9. LEDINA ALIOLLI 10. MATEO BALLI 11. METIN VENXHA 12. NIKOLLAQ DOKU 13. SORINA KOTI 14. SUELA MYRTOLLARI

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re