Familjarë të Aldi Ramës janë të gjithë me precedent të mëparshëm penalë.

Mësohet se së fundit xhaxhai i 21-vjeçarit, Baki Rama ishte lënë nga Gjykata në “arrest shtëpia” pasi akuzohej për tregti të lëndëve piroteknike.

Burimet bëjnë me dije se xhaxhai i Aldi Ramës ka thyer arrestin shtëpiak pasi gjatë kontrollit të policisë ai nuk është gjendur në banesë. Familjarët i thanë policisë se ai kishte udhëtuar drejt Tiranës për të tërhequr nga morgu trupin e pajetë të nipit të tij, i cili refuzoi të dorëzohet duke vrarë veten menjëherë pasi ekzekutoi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxhën. Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Aldi Rama kreu krimin tre ditë më parë, teksa ndodhej në arrest shtëpiak të vendosur në Maj të këtij viti. Ai qëndroi për disa orë i fshehur në zonën e Kune Vain dhe më pas qëlloi ndaj vetes me një plumb në pjesën anësore të ballit. 21-vjeçari ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re