Një burrë nga Afrika e Jugut, i cili thuhej se ishte më i vjetri në botë ka ndërruar jetë në moshën 116 vjeçare. Dokumentet e identitetit të Fredie Blom tregojnë se ka lindur në provincën Eastern Cape në Maj të vitit 1904, ndonëse nuk u verifikua kurrë nga Libri Guinness.

Kur ishte adoleshent, e gjithë familja e tij ndërroi jetë në gripi spanjoll i vitit 1918. Ndërsa vetë ai i mbijetoi dy luftërave dhe një politike të diskriminimit racor.

Në vitin 2018 u intervistua nga BBC duke thënë se nuk ka asnjë sekret të veçantë për jetëgjatësinë. “Është vetëm një gjë, Zoti sipër. Ai ka të gjithë fuqinë. Unë nuk kam asgjë. Unë mund të bie në çdo moment, por më mban ai”, tha Blom.

Blom e kaloi pjesën më të madhe të jetës si punëtor, së pari në një fermë dhe më pas në industrinë e ndërtimit, dhe doli në pension vetëm kur ishte në vitet e 80-ta.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re