Ambasadorja e amerikanë Yuri Kim, ka deklaruar se tashmë janë vendosur standartet e drejtësisë në Shqipëri, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit duke i dhënë kështu një mesazh politikës, që herë pas herë shenjëstron drejtësinë.

 

Sipas Kim reforma në drejtësi i ka dhënë rezultatet.

 

Në konferencën e organizuar nga KLGJ, Kim ka bërë thirrje që të shqyrtohen çështjet e prapambetura.

 

“Janë vendosur standartet e drejtësisë në Shqipëri. Të gjithë të barabartë para ligjit. Kemi arritur të shikojmë rezultatet e reformës në drejtësi. Shpresojmë që drejtësia shiqptarë të japë rezultatet pritura. Çështjet e prapambetura duhen të zgjidhen. Drejtësia e  vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re