Në një intervistë për “FaxNews” avokati Altin Goxhaj foli për praktikat dhe protokollet të cilat aplikohen nëpër spitalet Covid në vendet si Italia, Turqi por edhe Shqipëria. Gjoxhaj theksoi se të gjitha procedurat janë që një pacient duhet të qëndroj shtrirë për një kohë të gjatë çka mund të shkaktojë trombozën në organizëm.

Ndër të tjera Gjoxhaj shton se personat që shtrohen nëpër spitalet covid kanë nevojë për mbështetje psikologjike të fortë nga ana e familjes, gjë që është bërë e pamundur nga protokollet e OBSH-së

“Praktikat që përdoren nëpër spitalet covid si në Itali, Shqipëri dhe Turqi, kanë të bëjnë me faktin se njerëzit që marrin infektimin në mushkri kanë shumë nevojë që shërbimi shëndetësor duhet të kujdeset për rrezikun që ka , ajo që quhet tromboza  e cila sjell edhe atakun kardiak edhe hemorragjitë cerebrale të cilat njohen nga shkenca e mjekësisë, që po të rrish shtrirë rriten shumë në probabilitet.

Të gjitha procedurat janë të rrish shtrirë pa lëvizur me javë të tëra dhe është sikur të presësh trombozën. Nga ana tjetër vetë nevojat e njeriut për të pasur një mbështetje psikologjike të fortë nga familja është bërë e pamundur nga të gjitha protokollet e OBSH-së, për shkak se të gjithë izolohen nëpër spitale.

Ndërkohë shkenca ka vërtetuar gjatë viti 2020 periudha infektuese që ka personi që merr covidin është shumë  e shkurtër sipas të dhënave nga mjekët vetëm 5 ditë zgjat rreziku i infektimit në fillim ndërkohë kur kalojnë kohë njeriu nuk është më infektues. Si në Itali, Turqi, Shqipëri dhe Gjermani protokollet kanë ndërtuar një skemë që nuk i shpëtojnë dot njerëzit, përkundrazi pret që të shpëtojnë vetë në varësi të gjendjes së tyre”, – u shpreh Goxhaj./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re