Skip to content

Të gjithë kemi rënë në grackën e tyre, 5 veprimet e dëmshme që duhen shmangur pasi kemi ngrënë

Njerëzit shpeshherë detyrohen të bëjnë disa gjëra me nxitim për shkak se janë të angazhuar me punë dhe nuk kanë shumë kohë në dizpocizion.

Mirëpo, një studim thotë se duhet pasur kujdes me disa veprime, në grackën e të cilëve mund të biem të gjithë ne

Ja disa nga gjërat që duhet të shmangni që të jetoni shëndetshëm:

1.Shmangni konsumimin e çajit pasi keni ngrënë. Studimet tregojnë se kjo pije ndërhyn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Për këtë arsye, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të shmangin pirjen e çaji deri në një orë pas ngrënies.

2.Nuk duhet të bëni dush menjëherë. Koha më e mirë për të bërë dush, është 30 minuta pasi keni ngrënë.

3.Nuk këshillohet të vraponi menjëherë. Është mirë që të dilni për ushtrime, dy orë pasi keni ngrënë.

4.Mos pini duhan pasi keni konsumuar ushqim. Konsumojeni duhanin të paktën 20 minuta pasi keni ngrënë.

5.Mos flini direkt pasi keni ngrënë. Kjo shkakton urth dhe aciditet të lartë. Sipas ekspertëve, duhet të flihet dy orë pasi keni ngrënë. Ngarkesa në një stomak të plotë mund të çojë në siklet, të përziera dhe pasoja më të rënda.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb