Skuadra e Çelsit i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e sulmuesit Erling Braut Haaland, i cili po çmend të gjitha skuadrat më të mira në Europë.
Pronari rus i është shprehur trajnerit Thomas Thuchel se ka fuqinë ekonomike për të kryer këtë transferim. Sipas gazetës “Bild”, Chelsea mund të fillojë ofertën duke nisur nga 100 milionë euro
Një shifër e tillë do të ishte e parezistueshme për çdo klub, duke parë edhe krizën shkaktuar nga COVID-19. Trajner i ri i Bluve, Tuchel, mund të shqetësojë jo pak ish- skuadrën e tij duke u përpjekur të josh sulmuesin për t’u larguar pas një sezoni e gjysmë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
