Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federika Mogherini I bën apel qytetarëve të Maqedonisë te votojne pro referendumit te 30 shtatorit.

 

Federica Mogherini: “Ju lutem të mos harroni që më 30 shtator, kur të shkoni të votoni, që ju e keni çelësin për në Bashkimin Europian. Mos heshtni përpara të ardhmes tuaj. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”.

 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev Mogherini shtoi se dyert e Unionit janë të hapura për Maqedoninë. Përfaqësuesja e Lartë e BE dhe Kryeministri Zaev u kthyen së bashku nga Strasburgu, ku ky i fundit mbajti një fjalim para eurodeputetëve.

 

Zoran Zaev: Jam i nderuar për ftesën tuaj, për popullin tone është moment historik qe një kryeministër i vendit tone te mbaje fjalim ne gjuhen e tij amtare. Po ndihem si ne shtëpi. Populli ne vendin tone është ne një udhëkryq te madh, para disa javëve morëm një inkurajim te madh nga ju duke treguar mbështetje te referendumit te 30 shtatorit. Qytetaret e dine se çfarë vendimin te marrin. Do te jemi republika e Maqedonisë veriore por me gjuhe dhe identitet te pranuar.

 

Eurodeputetët treguan mbështetjen e tyre me një duartrokitje të gjatë në përfundim të fjalimit.

 

Për të mbështetur referendumin ne Shkup ka mbërritur edhe ndihmës sekretari i shtetit, Wes Mitchell. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ai përsëriti mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE.

 

Të premten në Maqedoni pritet të mbërrijë edhe ministri jashtëm gjerman Mihael Roth, vetëm një javë pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel.

 

Ndërkohë në vigjilje të referendumit të 30 shtatorit liderët politikë nga rajoni e bota vijojnë të zhvillojnë takime intensive për të siguruar votën pro që do të sjellë ndryshimin e emrit të vendit.

 

Edhe kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati, në ditën e dytë të vizitës n në vendin fqinj, takoi zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Bujar Osmani. Ai theksoi se qytetarët duhet të mbështesin referendumin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re