Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një postim në rrjetet sociale ka publikuar disa foto të mësuesve që punojnë nga shtëpia, pas pezullimit të aktivitetit shkollor nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Ministrja Shahini thekson se e gjithë kjo punë nga mësuesit me nxënësit sot po bëhet që ata të mos mbesin pas me mësimet.

“Të gjithë mësuesit në punë, nga shtëpia.

Më kanë ardhur mijëra foto dhe video të punës ditore të mësuesve me nxënësit e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa ka me mijëra e qindra mijëra mesazhe e shkëmbime të detyrave të shtëpisë, mes nxënësve (apo prindërve të tyre) dhe mësuesve çdo ditë.

E gjithë kjo punë monumentale po bëhet që nxënësit të mos mbesin prapa me mësime.

Mësues, ju falënderojmë pa masë!

#mësojmëngashtëpia” shkruan Shahini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re