Drejtor i Marketingut, Daniel Nikolla, tregoi në emisionin “Quo Vadis” se në Shqipëri ka të njëjtin numër kafenesh si në Angli edhe pse popullsia ndryshon.

Ai thekson se qeveria dhe politikbërësit në Britani përpiqen të ofrojnë ndihmë dhe ide për sipërmarrësit, teksa sipas tij krejt e kundërta ndodh në Shqipëri.

“Bëra një kërkim kur u përmend numeri i bareve në Shqipëri dhe aktualisht sipas vitit 2022 ka 27 mijë e 650 bare ose pub-e, diku 7400 kafe dhe diku tek mbi 80 mijë restorante. Kjo bëhet fjalë në të gjithë Britaninë e Madhe, pra në 4 shtete. Këto gjenerojnë diku tek 17 bilionë në vit. Edhe kur vjen puna tek ata që janë politikbërës dhe që marrin vendime se si edhe biznesi të orientohet deri në një farë pike, politikanët në përgjithësi janë që marrin në referat datat, statistikat. Në momentin që ata dalin nga politika, ulen nëpër borde për të qenë inovatorët e ardhshëm për të na ndihmuar ne apo biznesmenët e tjerë. Ndërsa në Shqipëri politikanët rrinë në pushtet për 50 vjet dhe nuk bëjnë politika që të na afrojnë me Perëndimin”, tha ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re