Tonin Frroku-Gazetar

 

Nga data 24 dhjetor e deri ditën e sotme 4 janar qyteti i Korçës ka qenë një nga qytetet më të kërkuar në vend nga turistet vendas, të cilët kanë qenë të shumtë. Vetëm ditën e sotme qyteti duke se ka filluar të marre pak frymë se turistët kanë filluar të largohen.

 

Fluksi i vizitorëve që kanë kaluar festat e këtij funditviti në Korçë ka qenë surprizues. Nisur edhe nga kufizimi i lëvizjes jashtë kufijve, qarku i Korçës ka mbajtur peshën më të madhe të festimeve për shqiptarët. Thuajse të gjitha hotelet dhe bujtinat në qytet dhe fshatrat përreth kanë qenë të mbushura me pushues, duke nisur që nga fundjava e krishtlindjes.

 

Kemi patur një punë të paparë që ka nisur që për natën e krishtlindjes. Mezi e kemi përballur fluksin i cili nuk mendonin se do të ishte në këto nivele. Mendoj se Korça është një qytet magjik që di të ofrojë argëtim-thotë ERI SPAHO -PUNONJES BUJTINE

 

Bashkia  thotë se  fluksi i këtij fundviti ka kaluar edhe festimet që kryhen  gjatë festës së birrës.

 

LARISA KATUNDI

DREJTORESHE E MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN

 

Edhe në pandemi Korça mbetet qyteti kryesor i shqiptarëve për të festuar, sigurisht duke respektuar masat anti-Covid. Ka patur plot turistë vendas dhe të huaj që kanë qenë vizitorët tanë javën e fundit të vitit

 

 

E gjithë kjo situatë ka rezultuar pozitive për bizneset e zonës, të cilët kanë rikuperuar disi humbjet e shkaktuara nga viti i mbrapsht 2020.

 

Korça ka një numër 3 mijë shtretër, nëse do të marrim një mesatare prej 4 mijë lekë për natë, për 7 netë që ka qenë i populluar qyteti, po të shtojmë dhe 40 mijë lekë për ushqim, si dhe pjesë të kësaj llogarie të bëjmë edhe disa bujtina jo të reklamuara, mund të them se xhiroja për një javë ka arritur në 2 miliard lekë. Ndërsa fitimi i bizneseve dhe familjeve të zonës mund të themi pa frikë se ka qenë 1 miliard lekë.-shpjegon Fatmir Ceci, ekonomist kontabël.

 

Korça së bashku me fshatrat e saj turistikë është zemra e festimeve dhe e fundjavave për shqiptarët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re