Avioni i delegacionit gjerman, ku ndodhej edhe kancelari Olaf Scholz është evakuuar pas një alarmi që ka shkaktuar panik në bord. Ngjarja u shënua teksa kancelari gjermani po largohej nga Izraeli për në Kajor.

 

“Kancelari pa shpërthimet me sytë e tij. Scholz u evakuua nga avioni gjatë sulmit ajror dhe u transportua me një makinë në një ndërtesë aeroporti ku ka strehimore. Kancelari ka mundur të shohë dy shpërthime me sytë e tij”, shkruajnë mediat gjermane.

 

Kancelari Olaf Scholz kishte hipur në aeroplanin qeveritar, kur u lajmërua se duhej të zbriste së bashku me të tjerët. Të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni dhe duhej të shtriheshin në asfalt.

 

Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro.

 

#Raketenalarm in Tel Aviv. Die Regierungsmaschine wird umgehend evakuiert. @Bundeskanzler wird in einen Schutzraum gebracht. Wir legen uns vor dem Flugzeug auf den Boden. @robinalexander_ @frautoroxel pic.twitter.com/OTWV55KUoA

— Sara Sievert (@sara__si) October 17, 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re