Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka nxjerrë fotot e takimit të Sali Berishës kur ishte kryeministër, me gazetarët.

Bëhet fjalë për një takim të fundvitit të 2012.

Berisha kishte ftuar në këtë koktejl gjithë gazetarët, madje dhe aktorët e “Portokalli”.

Mëhilli nuk shkruan gjë, por me postimin e saj kërkon të tregojë se atëherë të gjithë e donin Berishën, ndërsa sot, shumica e tyre që kanë qenë në atë festë, janë kundërshtarë të tij.

Me përjashtim të pak vetëve, me në krye Frangajn e Fevziun, që i kanë mbetur besnikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re