brëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi këndoi në skenën e gjysmëfinales së dytë të Eurovizion këngën ‘Ktheju Tokës’. Ajo shkëlqeu me performancën e saj, ndërkohë që u kualifikua edhe për në finale e madhe.

Mirëpo, ndërkohë që shumë këngëtar dhe personazhe të njohur e përkrahën Jonidën dhe vazhdimisht kanë publikuar foto dhe video nga performanca e saj, këngëtarja Adelina Tahiri ka habit fansat teksa ka dal në përkrahje të përfaqësuesve të Maqedonisë.

Këngëtarja shqiptare, në Instastory nuk ka publikuar asnjë foto dhe video për Jonidën, por gjatë gjithë kohës ka përkrahur këngëtaren maqedonase Tamara Todevska.

Ndërkohë siç shihet dhe nga fotot e postuara në grupin përfaqësues të Maqedonisë janë edhe disa shqiptar, por edhe kompozitori Darko Dimitrov i cili ka kompozuar për disa nga këngëtarët e njohur shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re