Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier para dy ditësh ku “monstra e Fierit” Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën 8 vjeçar në Fier, disa orë pasi e kishte marrë peng. Familjarët dhe të gjithë qytetarët në vend kanë reaguar ashpër duke kërkuar që autori i ngjarjes së rëndë, të dënohet me vdekje duke u varur në mes të sheshit si në vitin e 1992 kur në pozicionin e presidentit të vendit ishte Sali Berisha.

Por çfarë ndodhi në vitin 1992 ku dy vëllezër u dënuan me vdekje duke u varur në mes të qytetit të Fierit? Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit që u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Krimi ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim të grabitjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe. Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë me 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re