Ish-kryeministri, Fatos Nano ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen përse nuk iu bashkua PD-së në vitin 1990.

Sipas Nanos, qëllimi ishte për të ruajtuar balancat politike, duke qenë se të gjithë po turreshin drejt PD-së. Prandaj ai vendosi të qëndronte në PS dhe ky vendim i dha rezultatet sepse 4 vite më vonë PS-ja fitoi zgjedhjet.

“Lëvizja e studenteve ishte pasqyre e moshës. Sapo filluan të afrohen intelektuale, apo kategori të tjera, ajo ndryshoi të ishte aq e pastër. Do kishte shumë ujë filloi të trazohej. Vendimi për të mos kaluar te PD-ja erdhi në mënyrë racionale. Të gjithë po turreshin me PD-në, po rrezikohej të bëhej një monizëm i ri. Vendosa në mënyrë të ndërgjegjshme për të qëndruar majtas për të balancuar situatën, sigurisht së bashku me figura të tjera dhe 4 vite më vonë fituam zgjedhjet.” deklaroi Nano.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re