VLORË- Parodistët e Vlorës i kanë kushtuar një kënë koronavirusit, ku mem nota humori tregojnë gjendjen e pandemisë në Shqipëri. Afrim Agalliu, Agron Hamo bashkë me Artur Dhamon secili nga banesa e tij ku është izoluar tregojnë se si po përballohet kjo situatë. Në këngë jepet edhe një mesazh i rëndësishëm, “Jepe besën, jepe fjalën. Të gjithë së bashku do ia dalim”.

TEKSTI I PLOTË

E gjithë bota ulërinë

ky armik po bën kërdinë

doli shkurti, hyri marsi

në Shqipëri virusi plasi

me tragete, me aviona

mbërriti dhe tek ne Korona.

Të mbyllur në shtëpi ne po qëndrojmë

këshillat që na japin respektojmë

distancën nga një metër po e mbajmë

sapunin kurrë nga dora nuk e ndajmë

të dalim nga shtëpia nuk na i mbanë

se ky nuk është grip po është flamë

ç’a del përpara e desinfektojmë

e duam jetën që ta jetojmë

nxorri urdhër qeveria

rrini mbyllur në shtëpia

blemë oriz e makarona

mbushëm plotë raftet tona

Televizionet nuk pushojnë

ditë e natë të na shpjegojnë

kujdes gojën, hundën sytë

jemi bërë si të dytë

(A.B. Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko