Rreth 20 mijë bare dhe restorante operojnë në vendin tonë, ndërsa “dëshira” më e madhe e shqiptarëve është që të pasurohen sa më shpejt, por pa punuar shumë orë.

Enri Jahaj, kreu i Shoqatës së Bareve e Restoranteve në një intervistë për Quo Vadis me Pranvera Borakajn deklaroi se në rrjetet sociale, sot po reklamohet më shumë mënyra se si të punojnë me orare të reduktuara dhe të kenë më shumë fitime, duke u kërkuar ndjekësve që të mos punojnë 8 orë, 9 me 5.

“Zyrtarisht kanë qenë 19 mijë e 800 bare e restorante, tani duhet të jenë pak më shumë. Duhet të jetë një rritje, por do jetë shumë e pakët në krahasim me të dhënat që kemi. Edhe institucionet që duhet të merren me matjet, nuk funksionojnë si duhet. Po të shohim sot edhe mediat sociale, ato që të rinjtë sot vdesin të kalojnë një kohë shumë të madhe, gjëja që reklamojnë më së shumti është mos puno 9-5, merru me AI, me një kontent ose bëhu bloger ose influencer dhe këtu ke mbaruar punë me ciklin e jetës dhe do bëhesh i pasur me magj. Vetëm në Shqipëri kemi më shumë bloger sesa biznese që këta blogera i referohen”, tha Jahaj./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re