Skip to content

‘Të gjithë të flasim me një zë për Integrimin’, Mazi iu bën thirrje partive politike: Synimi, Konferenca Ndërkombëtare në qershor

‘Për integrimin duhet të flasim në një zë’, është ky apeli që ka bërë në Komisionin Parlamentar të Integrimit kryenegociatori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Sipas tij të gjitha palët politike në vend duhet të bëhen bashkë dhe të avancojnë sa i takon procesit të Integrimit, dhe të lënë pas konfliktet e brendshme.

“Negociatat do të zhvillohen me metodologjinë e re. Sipas kësaj metodologje që do të zbatohet për herë të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të ketë progres, do të ketë regres. Do të ketë edhe mekanizëm supsendimi nëse nuk ka progres.  

Kështu që duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e këshillit evropian.  Kjo nën kupton konsensus të brendshëm mes gjitha palëve. Në BE nuk integrohen partitë politike, por Shqipëria.  Duhet të flasim në një zë, pro avancimit të integrimit të Shqipërisë në BE.  Topi mbetet në portën tonë përderisa nuk kalon në portën e BE”, u shpreh ndër të tjera Mazi.

Teksa bëri një përmbledhje të ecurisë së procesit të integrimit, Mazi u shpreh synimi është që konferenca ndërqeveritare të mbahet në qershor të këtij viti.

“Kemi përgatitur dhe kemi paraqitur në komision raportin. Janë mbajtur 9 komitetet për financat. Janë bërë vlerësimi nga komisioni. Kemi ecur përpara me përgatitjet për negociatat për 33 kapitujt.  Kjo dëshmon se pala shqiptare do të hyjë në këtë proces me përvojë konkrete dhe ekspertizë të gjerë.

Sot nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare, pro kjo nuk do të thotë se nuk do të japim kontribut.  Së shpejti pritet të bëhet një vlerësim tjetër përpara konferencës ndërqeveritare.  Synimi është që konferenca e parë ndërqeveritare është të mbahet në qershor të 2021″, tha më tej Mazi.

/faxweb