Ditën e hënë fillon zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit nxënësit dhe mësuesit i pret një sfidë e madhe për t’u kujdesur për shëndetin.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që ka bërë një apel drejtuar atyre, duke theksuar të mësohen me vendosjen e maskës.

Ajo i këshillon të lajnë duart më shpesh dhe të bëjnë kujdes nga pandemia e koronavirusit.

“Duhet të mësohemi me maskën. E di që mund të jetë e bezdisshme, por maska të mbron ty dhe mbron të gjithë ata që t’i ke shumë xhan.

Ndaj vendose maskën, laj sa më shpesh duart dhe bëhu superhero”, thotë ndër të tjera Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re