20 marsi shënon fillimin e aplikimeve për përfitimin e subvencioneve në bujqësi e blegtori, por fermerët e Povelçës në Fier nuk kanë besim se do të përfitojnë nga fondi prej 3.3 mld lekësh.

 

Disa prej tyre pranojnë se janë mbështetur nga ministria e Bujqësisë vitin e shkuar, por sipas tyre subvencioni për krerë është i pamjaftueshëm për të nxjerrë blegtorinë nga kriza.

 

FERMERE

1- Mishi dhe qumështi jonë është BIO dhe këtu nuk ka çmim. Skema nuk na ndihmojnë, lënda e parë është e shtrenjtë dhe nuk mbulohen shpenzimet. Këtu s’ka as punë asgjë. Tani ai që ka pak nuk ushqehet dot fare.

 

2- Kam një stallë 320m katror, nuk kemi ndihëm nga asnjë, qumështi ka qenë me 300 , tani është me 800, nuk na shikon asnjë.

 

3- Si mbaj dot me lopët, jonxha shumë e shtrenjte. Tokat u shitën, edhe unë do e shes, s’kam pse e mbaj mend, kisha 15 krerë tani kam 4, si mbaj dot më.

 

Ministria e Bujqësisë pret që gjatë këtij viti blegtoria të njohë një rritje përmes Skemës Kombëtare, pas rënies për disa vite me radhë.

 

Por fermerët dhe ekspertë të fushës shprehen kritikë dhe kërkojnë që mbështetja të jetë për çdo njësi prodhimi, me qëllim që të nxitet sektori.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re