Të hënën është radha e Vjenës në Austri për riatdhesime aty ku do të shkojë një avion i ”Air Albania”. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka publikuar oraret ku informon se avionic niset nga Tirana në orën 10:00 dhe mbërrin në 11:30 teksa kthimi nga 12:30 dhe mbërrin përsëri në aeroportin e Rinasit në 14:00.

Deri tani qeveria shqiptare ka kryer riatdhesime nga Stambolli, Roma, Frankfurti, Parisi. Të dielën e ka radhën Brukseli, të hënën Viena teksa po bëhen përpjekje edhe për riatdhesime nga Spanja dhe SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re