Skip to content

‘Të heqim qafe armët bërthamore’, Kremlini reagon pas deklaratave të Trump

1741365261 armeberthamore

Rusia ka bërë thirrje për dialog pasi Presidenti Trump tha se do të ishte “mirë nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët e tyre bërthamore”.

Sipas mediave të huaja, Kremlini tha se diskutimet duhet të përfshijnë edhe arsenalet bërthamore të Evropës.

Presidenti i Francës Macron ka sugjeruar shtrirjen e mbrojtjes së ofruar nga kokat bërthamore të vendit të tij në vendet e tjera të kontinentit.

Donald Trump tha: “E di që Rusia dhe ne kemi më së shumti. Kina do të ketë një sasi të barabartë brenda 4-5 viteve. Do të ishte mirë nëse të gjithë do të mund të ç’nuklearizoheshim, sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur“.

I pyetur për këto komente, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Dialogu midis Rusisë dhe SHBA-së për kontrollin e armëve është i nevojshëm, veçanërisht në lidhje me stabilitetin strategjik”.

Duke folur të mërkurën, Emmanuel Macron e quajti Rusinë një “kërcënim për Francën dhe Evropën”.

Moska tha se fjalimi përmbante kërcënime ndaj saj dhe “nota të shantazhit bërthamor”.

Kremlini e ka përshkruar fjalimin e Macron si shumë konfrontues dhe tha se Franca po kërkonte një “udhëheqje bërthamore në Evropë”.