Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko në një lidhje ‘Skype’ për Fax News tha se të gjithë personat e përfshirë në ‘Skeëmn e Inceneratorëve’ duhet të hetohen pasi sipas tij kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Ceko theksoi se grimcat që lëshohen nga impiantet janë shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve kancerogjene në vend, duke bërë që të rritet edhe vdekshmëria e qytetarëve shqiptarë.

Ai tha ndër të tjera se të njejtën gjë bëjnë dhe landfillet dhe duhen marrë masa për reduktimin e tyre ashtu siç po bëjnë shumë vende të Europës.

As të na shkojë ndërmend të japim licensë, nuk duhet të jetë dhe në rrugë korruptive. Duhen të arrestohen të gjithë ata që janë përfshirë në aferë sepse kanë dëmtuar shëndetin e njerëzve, ne nuk mund të kemi ekonomi të fortë pa njerëz të shëndoshë.

Dëmtohet sistemi i qarkullimit të gjakut, grimcat depozitohen në valvulat e zemrës, me sëmundjen e veshkavce dhe rriugët respiratoree. Ëstë e vërtetuar shkencërisht, prandaj po hiqen në shumë vende të botës. Paralelisht BE ka marrë marrë masa për reduktimin e landfilleve, sepse shfaqin të njëjtat simptoma, lëshohen mbetje likuide në tokë dhe shkojnë në lum e det e pastaj hamë ato peshqit.

Çështja duhet marrë shumë seriozisht, kemi 7 mijë deri në 8 mijë raste me sëmundje kancoregjene dhe kjo flet shumë. Ato duhet të hetohen për krime ndaj nmjerëzimit, është terrorizëm I pastër, rritet vdekshmëri dhe sëmundshmëria Që në fillim duhej thënë jo, si mund të bësh kërkesë të marrësh paratë e qytetarëve për të bërë incineratorin.

Me ato 400 e ca milionë euro kishim bërë 4 termocentralë deri tani. Kishim bërë dhe panele diellore, qindra metra katrorë dhe nga ato tokat për prodhimin e energjisë së gjelbër”-tha Ceko.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re