Teksa viti 2022 shënoi një ulje të konsiderueshme të numrit të lexuesve, botuesit kërkojë më shumë politika ndërgjegjësuese dhe mbështetje për të ndryshuar këtë realitet.

 

Këto probleme ata ua adresojnë ministrive të Kulturës dhe Arsimit, duke kërkuar njëzëri ndryshimin e ligjit të librit, si dhe heqjen e taksave për libraritë e reja për një periudhë kohe të caktuar.

 

IRENA TOÇI

 

BOTUESE

 

“Mbështes shumë propozimin që është bërë edhe nga shoqata, që librarive të reja t’u hiqen taksat që do të mund të stimulojnë në hapjen e librarive në qytete ku mungojnë. Apo dhe në qytete ku ka dhe duan të marrin këtë iniciativë. Mendoj që është momenti që është momenti që qoftë edhe nën kupolën e ndonjë ministre të kulturës ose arsimit të mendohet për ndërtimin e një ndërmarrje të shpërndarjes së librit.”

 

Sot një libër del nga shtëpia botuese në një TVSH prej 6%, vlerë kjo që rritet dhe nga librarët duke shtuar kështu koston në treg. Gjë që rendon dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek lexuesi.

 

BUJAR HUDHRI

 

BOTUES

 

“Heqja e TVSH nuk ka asnjë vlerë për shtetin është qesharake por kjo e ka ngurtësuar, e ka shkatërruar tërësisht sistemin.” 

 

Një tjetër shqetësim mbetet dhe pajisja e bibliotekave të shkollave me libra, e veçanërisht me ato tekste të cilat janë pjesë e kurrikulave mësimore.

 

GEZIM TAFA

 

BOTUES

 

“Ne jemi të gjithë të prekur nga kjo lloj epidemie që ka të bëjë me bibliotekat e shkollave. Mjafton të kontrolloni listat e librave që shkojnë në bibliotekat e shkollave me ato ku financat publike shpërdorohen, dhe të njëjtat libra që shiten në Gramsh ku nuk ka librari, që i blejnë drejtoritë arsimore janë  nga botues rreth e qark pushtetit apo një listë shumë e vogël botuesish.”

 

Ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si zgjidhje të këtyre ngërçeve sheh hartimin e një ligji për leximin, që synon të afrojë sa më shumë lexuesin me librin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re