
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, ku tha se ende nuk kisht propozime për emra konkretë të cilët do të jenë pjesë e komisionit të përbashkët për të bërë të mundur bashkimin e partisë Demokratike.
Ndërsa tha se bashkimi nuk mund të bëhej duke vendosur ultimatume, duke iu referuar dokumentit që kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj lexoi ku kërkohej që ish kryeministri Sali Berisha të mos merrte pjesë në kandidimin për kryetar partie.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji: Personalisht kam insistuar që PD duhet të bëjë çdo hap për bashkimin e demokratëve dhe të krijohet mundësia për një grup dhe komision që të përfshijë edhe pjesën e deputetëve të cilët kanë pasur ndarje të artë me PD-në zyrtare. Është momenti që kushdo të bëjë pas në ambiciet e veta për të psur mundësinë që PD të kthehet në fituese. Negociatat nuk mund të vendosen me ultimatume, dueht të kenë tërheqje. Po i kërkon negociata Putin presidentit ukrainas e jo më ne që jemi në një parti politike. Të ulemi dhe të vendosim bashkë.
Nuk ka patur vendime për emra konkretë. Këtu besoj se duhet të qëndrojmë pa dalë nga shinat. Ne na takon të ulim çdo lloj përçarje në mënyrë që bashkimi të nisë. Ne na bashkojnë më shumë gjëra sesa na ndajnë. Të nisim nga ato që na bashkojnë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
