Turistët e huaj duket se destinacion kryesor turistik për këtë vit kanë Shqipërinë, por shqiptarët duket se zgjedhin sërish që pushimet verore ti kalojnë jashtë.

Ekspert për çështjet e turizmit, Leonard Maçi në fjalën e tij për gazetaren Genta Dobra, tek “Sheshi i Dollarit” shprehet se është dëshira e shqiptarëve për të eksploruar tregjet ndërkombëtare ndaj dhe kemi këtë zgjedhje që bëjnë për pushime jashtë vendit.

Maçi ndër të tjera ka thënë se ka një ekuilibrim mes tregjeve dalëse dhe hyrëse dhe pse sipas tij të ardhurat e turistëve të huaj janë më shumë sesa ato që shqiptarët shpenzojnë jashtë.

“Shqiptarët ose ato që duan të marrin pjesë në tregjet ndërkombëtare të turizmit shtyhen nga kurioziteti nga shërbimet që janë më ndryshe por le të themi se kryesisht shqiptarët kanë trendin e rritjes për të kaluar pushimet jashtë Shqipërisë. Në fakt edhe paketat janë shumë favorizuese, dhe në një farë mënyrë balancohet dhe fluksi i turistëve. Shqipëria dhe shqiptarët janë më të hapur që të kalojnë pushimet drejt Evropës dhe për rrjedhojë jemi në një fazë ekuilibri të tregjeve hyrëse dhe dalëse nga turistë tani. Por turistët e huaj sjellin më shumë të ardhura sesa shqiptarët shpenzojnë jashtë”, është shprehur eksperti.

Eksperti ndër të tjera ka dhënë dhe detaje në lidhje me faktin se ku mund të kalojë pushimet në Shqipëri, një familje me të ardhura normale.

Sipas tij është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe ku dhe çmimet janë të larta, familjet shqiptare si zgjidhje me të mirë kanë shtëpitë pritëse, apartamentet ose mini hotelet.

Një shqiptar normal duhet që të pushojë në strukturat akomoduese që janë konkurrente ndaj hoteleve, apo të strukturave të hoteleve normale, janë apartamentet që jepen në mënyrë paralele, pasi çmimet në hotele janë të larta gjatë korrikut dhe të gushtit. Për një familje shqiptare më e mira do të ishte në një shtëpi pritëse, mini hotelet ose në apartamentet turistike”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re