Vlora frekuentohet jo vetëm për pushime, por është një zgjedhje për të jetuar nga shumë të huaj.

 

Suna Shabotiki nga Maqedonia e Veriut tregon se zgjodhi Vlorën për të investuar në prona dhe më pas për të jetuar e punuar. Aktualisht ajo punon si mësuese në disa kopshte të qytetit, ku u mëson fëmijëve nivelin fillestar të anglishtes.

 

“Fillimisht doja të investoja në një pronë timen. Nuk doja të investoja në Maqedoninë e Veriut sepse nuk jam e lumtur me qeverisjen e atij vendi dhe mbi të gjitha doja një vend afër shtëpisë sime. Kam ardhur disa herë më parë këtu me pushime dhe pash progresin dhe zhvillimin e këtij vendi. E ndjeva se diçka këtu po ndodhte, ndaj mora vendimin se është koha më e mirë për të investuar. Nuk e kisha vendosur fillimisht të punoja. Por më pas i thash vetes, tani që e ke këtë pronë, pse jo mos të punosh.”

 

37-vjeçarja e cila tashmë ka vendosur që karrierën e saj ta vazhdojë në qytetin bregdetar, tregon se ndihet e surprizuar nga mikpritja në Shqipëri.

 

“Më pëlqen kjo kulturë, sepse çdo njeri këtu është i qetë dhe shikon punën e tij. Ata më ndihmojnë mua shumë, kudo që unë shkoj apo më shikojnë. Edhe të moshuarit më ndihmojnë, me gjithçka që unë bëj apo jam duke mbajtur nëpër duar, apo kur i shërbej fëmijës sim. Jam shumë e surprizuar të jem e sinqertë”, tha ajo.

 

Mesazhi që ajo përcjell për qytetarët e Maqedonisë por jo vetëm, është që të mos vijnë vetëm për pushime, por edhe të investojnë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko