Tre turistë anglezë janë shpëtuar nga forcat e policisë së  Shkodrës këtë të hënë.

 

Turistët të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

 

Sipas policisë tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

 

Në  këtë operacion kanë marrë pjesë edhe banorët e zonës, të cilët janë sensibilizuar për tu ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes  së rrugës apo kontakteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re